HomeAktuale

Mustafi e fshin emrin e Mlladiqit në Bujanoc

Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, tani në pozitên e këshilltarit politik të zv/ kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi,

Sesione informuese mbi mbajtjen e zgjedhjeve për KKSH me Kuvend të elektorëve
Përshtypjet e kryetarit të KKSH-së për festivalin „Mirëdita-Dobar dan“
Pajaziti promovon prurje të reja në parti

Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, tani në pozitên e këshilltarit politik të zv/ kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi, ka thënë se e ka fshirë grafitin ku shkruhej emri i të dënuarit për krime lufte Ratko Mladiqi në qendër të Bujanocit.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafi ka thënë se nuk mund të qëndronte i heshtur, ani pse institucionet heshtën.

“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës- ” РАТКО МЛАДИЋ” me simbolet nacionaliste me katër ‘C’. Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën. Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht. Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë. Fshim një emër. Por edhe një turp”, ka shkruar ai.

COMMENTS