HomeKulturë

Mustafa pjesëmarrës i festivalit në Himarë

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, ka njoftuar se ka mërrë pjesë në festivalin folklorik në Pilur të Himarës. Pas këtij eventi, Mustafa ka publikua

Adnan Merovci promovon librat në Bujanoc
Vizitë muzeut dhe „gurëve të buajve“
Bashkëpunimi në horizont midis KKSH-së dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, ka njoftuar se ka mërrë pjesë në festivalin folklorik në Pilur të Himarës.

Pas këtij eventi, Mustafa ka publikuar këtë postim:

Kisha kënaqësinë e veçantë të merrja pjesë në Festivalin e Dytë Folklorik të Pilurit “Netët e Bejkës së Bardhë” në Pilur të Himarës.

Kënga dhe poezia e Princit të Polifonisë Shqiptare, Lefter Çipa, jehoi edhe në Luginën e Preshevës. Në nder të veprës së madhe e të pakrahasueshme polifonike dhuruam për t’i mbjellë tre fidanë të “mollës së kuqe” në vendlindjen tij. Një nga Medvegja e akademik Idriz Ajeti, një nga Bujanoci i akademik Nexhat Dacit dhe një nga Presheva e akademik Rexhep Ismajlit.

Lefter Çipa, është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori. Është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat me më të lartën “Nderi I Kombit”.

KËNGËT E ATDHEUT TIM

Kënga jonë, këngë djepi,

flakërin si shpata,

Sa shumë jeta e deshi,

të ëmblën si balta.

Me këngë i kemi përcjellë,

dhembje, halle, derte,

Nëpër gjak i kemi mbjellë,

i kemi për vehte.

Janë këngët që tregojnë

mallin e zhuritur,

Se nga populli burojnë,

fjalë nderi e historie,

në to janë gdhendë,

Lule gërxhi Shqipërie,

mbushur çdo këngë.

Lule  gërxhesh mbi shkëmbenj,

tërë dheun kanë marrë,

Shqipëri e shtrenjta mëmë,

këngët  det dhe valë.

Sa e forta,  sa e gjera,

Kjo kënga  shqipëtare ,

kështu e ka mbrujtur zemra

këngën atdhetare.

 

REFRENI:

=======

Do  t’ja marr, siç merret kënga,

kënga shqipëtare,

siç më ka mësuar Mëma,

Kthejani o

male!

Këngët e Atdheut tim,

janë ilaç , janë shërim.

COMMENTS