HomeShoqëri

Mundësi për idetë inovative tek të rinjtë

Komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Qendrën Regjionale të Startapeve Inovative nga Vranja dhe dy shkolla të mesme,

LPD shënon 19 vjetorin e themelimit
A jeni për vendosjen e këtyre simboleve në Bujanoc ?
Takime me eurodeputetë

Komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Qendrën Regjionale të Startapeve Inovative nga Vranja dhe dy shkolla të mesme, “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava”, rreth bizneseve fillestare të të rinjëve në sferat inovative të teknologjisë.

Hollësitë i shpalosi kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.

Postimi i tij në Facebook;

Memorandum bashkëpunimi për idetë kreative të të rinjëve

Me Qendrën Regjionale të Startapeve Inovative nga Vranja dhe dy shkollat tona të mesme, “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava”, kemi nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi rreth mbështetjes së këtyre segmenteve fillestare të bizneseve.

Ky bashkëpunim ka për qëllim avancimin e të rinjëve përmes edukimit, mbikqyrjes dhe dhënies së mundësisë për inkuadrim në projektet inovative bashkëkohore me anë të të cilave nxitet ndërmarrësia dhe zhvillimi teknologjik në komunitetin lokal.

Shpresojmë së të rinjtë tanë janë të gatshëm për sfida të tilla dhe se do t’i shfrytëzojnë përparësitë inovative të cilat janë të mundura falë zhvillimit teknologjik dhe informativ.

COMMENTS