HomeNë fokus

Mustafa takim me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, është takuar në Prishtinë me zv/ kryeministrin kosovar, Besnik Bislimi dhe zv/ ministrin e

I arrestuari në Bujanoc është nga Podujeva?
Qeveria e Kosovës 200.000 euro për Bujanocin
Çorapët për Kompaninë Ndërkombëtare “Fila” do të prodhohen në Medvegjë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, është takuar në Prishtinë me zv/ kryeministrin kosovar, Besnik Bislimi dhe zv/ ministrin e financave, Ilir Kapiti.

Postimi i Mustafës:

Dje, pata kënaqësinë e veçantë që bashkëbiseduam me Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi e zv/ministrin e Financave, luginasin z. Ilir Kapiti për mundësinë e një platforme sistematike e programatike e shumëdimensionale për avancimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Z.Bislimi e Kapiti I njoftuam me hapat që kemi ndërmarrë në hapjen e bisedimeve për implementimin e “Planit 7 Pikesh “që prekin drejtpërdrejtë jetët e qytetarëve shqiptarë në Luginë.

Koordinimi dhe bashkërendimi mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Qeverisë së Kosovës është patjetërsueshëm që çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jenë në tryezat e bisedimeve, brenda dhe jashtë vendit!

Një falënderim të veçantë për bashkëvendësin nga Medvegja, Zv/ministrin e Financave z. Ilir Kapiti për gatishmërinë në avokimin e çështjeve që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

COMMENTS