HomeShoqëri

Mirënjohje nga Mbretëria e Bashkuar për një zonjë nga Bujanoci

Nermine Aliji Ademi, ish sekretare e Kuvendit Komunal së Bujanocit dhe aktiviste e dalluar e shoqërisë civile, është vlerësuar me Çertifikatë Mirënj

Zhvillohet seanca e 9-të e Këshillit Komunal të Bujanocit
DEKLARATË E KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË DR. ALEKSANDAR MARTINOVIQ
Tërnoci fiton me rezultat hendbolli

Nermine Aliji Ademi, ish sekretare e Kuvendit Komunal së Bujanocit dhe aktiviste e dalluar e shoqërisë civile, është vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohjeje për kontributin e saj të dalluar në komunitetin studentor në Brunel Law School, ku ushtron edhe rolin e Përfaqësueses së Studentëve.

Ajo është shprehur se ndihet tejet e nderuar për këtë vlerësim, duke theksuar se ky çmim ka një domethënie të veçantë, veçanërisht si përfituese e bursës prestigjioze Chevening dhe si një person që beson fuqishëm në lidership dhe përfaqësim.

Sipas saj, ky vlerësim përforcon bindjen për rëndësinë e krijimit të hapësirave gjithëpërfshirëse, ku çdo zë dëgjohet dhe vlerësohet, duke shtuar se mbështetja dhe bashkëpunimi gjatë këtij rrugëtimi kanë qenë kyçe.

Ajo gjithashtu u shpreh mirënjohëse për besimin e dhënë dhe e motivuar për të vazhduar kontributin drejt ndryshimeve domethënëse, si brenda ashtu edhe jashtë botës akademike.

Çertifikatat janë ndarë në një ceremoni simbolike të organizuar në ambientet e Brunel Law School, nga drejtuesit e institucionit përkatës.

COMMENTS