HomePolitikë

Memeti: Nuk desha të bëhem pjesë e turpit

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Visar Memeti, ka deklaruar se për 48 orë ka pasur presione të ndryshme nga Beogradi për tu bër pjesë e Organ

Në 62 vjetorin e lindjes së Jonuz Musliut, djali i tij Shqiprimi me një postim prekës
Kamberi: Edhe Konkluzioni i dytë i Qeverisë së Serbisë mundëson punësime nê shtëpinë e shëndetit në Preshevë, drejtori ta zbatojë atë
Arifi e cilëson të suksesshëm procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, thumbom Aliun

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Visar Memeti, ka deklaruar se për 48 orë ka pasur presione të ndryshme nga Beogradi për tu bër pjesë e Organit të Përkohshmëm por këtë nuk e ka pranuar duke e quajtur antiligjore.

Përmes një njoftimi në Facebook, Memeti përshkruan edhe figurën e Ramgi Mustafës, të sapoemëruarit për të udhëhequr me Preshevën deri në zgjedhje.

Postimi i Memetit:

Në mëngjesin e sotshëm kryetari i dhunshëm R. Mustafa i emëruar në mesnatën e së premtes nga Beogradi ka nisur punën.

Mënyra e ardhjes së tij sërish në pushtet, në formë klandestine, kundërligjshëm dhe antikushtetuese, është fyerje dhe fatkeqësi për çdo shqiptar të Luginës së Preshevës.

Nga lufta dekadore e përditshme për të drejtën me qenë Shqiptarë, për të drejtën e lirive themelore të shqiptarëve, Serbia, në bashkëpunim me servilët e saj shqipëfolës lokal, vendosi të rikthejë demokracinë 30 vite prapa, duke SHKARKUAR dhunshëm nga posti i kryetarit të komunës Shqiprim Arifin, ngjashëm si në vitet ’90, në MESNATË dhe pa ndjekur ASNJË PROCEDURË LIGJORE.

Në 48 orët e fundit të javës së kaluar, si asnjëherë më parë, janë bërë përpjekje dhe presion nga kanalet të ndryshme të Beogradit, ndaj meje si kryetar i ALTERNATIVËS, për t’iu bërë pjesë e këtij akti ilegal dhe antikushtetues për sjelljen e organit të dhunshëm në formë BANDITE!

Kam kërkuar pandërprë ndjekjen e procedurave ligjore të këtij akti, sepse një formë e tillë te SHKARKIMIT të dhunshëm të Kryetarit të Komunsë, tejkalon personalen ndaj Shqiprim Arifit apo dhe partisë tonë – ALTERNATIVA, por është një mesazh i qartë i Serbisë, tregues i agjendave të tyre nacionaliste që synojnë spastrimin etnik në formë autokratike dhe antishqiptare.

Siç duket parullat nacionaliste të Ragmiut për Bashkim me Kosovë, skadojnë në momentin e marrjes së ofertës për rrëmbim të karrigës së kryetarit! Nga ajo karrige të cilën shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçanërisht të rinjtë dhe të rejat, e larguan 10 vite më parë, për ta riinstaluar sërish Vuçiqi të njëjtin Ragmi si marionetë të tij në 2024.

E gjithë kjo sipas motos: ,,Serbia Serbia, tap karriga, u harrua Shqipëria!”

Kryetarit Shqiprim Arifi, struktura e ALTERNATIVA dhe unë, do të jemi gjithmonë mirënjohës për rrugëtimin e tij të gjatë dhe disa here jo edhe të lehtë, për realizimin e aspiratave të mëdha për shqiptarët e Luginës. Udhëheqja e tij vizionare dhe kauzat për drejtësi dhe barazi mbeten trashëgimi që do ta vazhdojmë pa u ndal!

Shihemi në zgjedhje, ku prap do te triumfojmë!

COMMENTS