Kuvendi Komunal i Bujanocit do të mbajë seancën e radhës, të katërtën me radhë për këtë vit, ditën e premte më 18 korrik 2025, me fillim prej orë

Kuvendi Komunal i Bujanocit do të mbajë seancën e radhës, të katërtën me radhë për këtë vit, ditën e premte më 18 korrik 2025, me fillim prej orës 10:00 në sallën e Kuvendit komunal.
Sipas thirrjes zyrtare të nënshkruar nga kryetari i Kuvendit, Drilon Rexhepi, rendi i ditës përfshin 21 pika, ndër to çështje të rëndësishme që lidhen me buxhetin, investimet, planifikimin urban, institucionet arsimore dhe zhvillimin e infrastrukturës publike në komunën e Bujanocit.
Në mesin e temave kryesore që do të shqyrtohen janë:
- Rishikimi i buxhetit të komunës për vitin 2025;
- Ndarja e mjeteve për investime nga buxheti i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;
- Llogaria përfundimtare e buxhetit të vitit 2024;
- Raportet dhe planet e NP “Komunalia” për vitin 2025;
- Rritja e enteve publike parashkollore dhe ndriçimi publik në territorin e komunës;
- Vendosja e objekteve të vogla montuese në zona të caktuara të qytetit;
- Fillimi i hartimit të Planit për menaxhim të mbeturinave për periudhën 2025–2035;
- Vendime për emërime dhe shkarkime në institucione arsimore, përfshirë SHF “Muharem Kadriu” në Tërnoc dhe Entin publik për kulturë “Vuk Karaxhiq”.
Po ashtu, në rend dite janë përfshirë edhe ndryshime të vendimeve ekzistuese, si dhe çështje të tjera të ndryshme, që pritet të përcaktohen në fund të seancës.
COMMENTS