Njoftim i Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krashnica" : Pas pesë netëve të Festivalit të Komedisë Shqiptare në Preshevë, sonte u përmbyll me sukse

Njoftim i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” :
Pas pesë netëve të Festivalit të Komedisë Shqiptare në Preshevë, sonte u përmbyll me sukses ky edicion jubilar, duke falënderuar të gjitha teatrot, aktorët, regjisorët dhe këdo që ishte pjesë e këtij festivali. Falënderim i veçantë i shkon publikut të Preshevës, i cili çdo mbrëmje e mbushi sallën plot e përplot. Po ashtu, falënderim për të gjithë stafin e Shtëpisë së Kulturës – Teatrit të Qytetit të Preshevës.
Sonte u ndanë edhe kurorat e çmimeve në 20-vjetorin e këtij festivali, “Ditët e Komedisë Shqiptare”, me këta fitues:
Aktorja jo-protagoniste e festivalit:
Kujtime Ahmeti – Njeriu që e pa vdekjen me sy
Teatri i Gostivarit
Aktori jo-protagonist i festivalit:
Muhamed Tërtini – Bounces
Produksioni “SAQ”
Aktorja më e mirë e festivalit:
Qëndresa Jashari – Gënjeshtra
Teatri i Gjilanit
Aktori më i mirë i festivalit:
Artan Ibishi – Vetmi në Perëndim
Teatri i Preshevës
Regjia më e mirë:
Sulejman Rushiti – Dramë për të qesh
Teatri i Tetovës
Shfaqja më e mirë e festivalit:
Gënjeshtra – Teatri i Gjilanit
Çmimi special:
Teatri i Gostivarit
Falemderit nga Shtëpia e Kulturës”Abdulla Krashnica” & Teatri i Qytetit Preshevë

COMMENTS