HomePolitikë

Lëvizja për Bujanocin pas marrëveshjes për koalicion paszgjedhor: “Këta për 22 vjet e kanë shkretu dhe zbrazë Bujanocin”

Lëvizja për Bujanocin e cila drejtohet nga Driton Rexhepi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas marrëveshjes së subjekteve që aktualis

Edhe një protestë e shqiptarëve, kësaj here në Medvegjë
Përurohet rruga Muhoc- Zarbincë
Qeveria e Serbisë sjell konkluzion: Punësohen 100 mjekë të rinj

Lëvizja për Bujanocin e cila drejtohet nga Driton Rexhepi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas marrëveshjes së subjekteve që aktualisht qeverisin me Bujanocin për koalicion paszgjedhor edhe për mandatin e ardhshëm.

Reagimi i plotë i Lëvizjes për Bujanocin:

“Kokën së bashku”!..!

Për miletin a për vetin?

Me u pas bë bashkë për miletin, këta nuk ishte dashur me u nda se ishin bashkë.

Po edhe kur janë nda (përça e bë copa), e kanë bë për veten e jo për miletin.

Këta të njejtat faca jo që nuk kanë ndejt të bashkuar, por tani 22 vjetë kanë hudh gur në njëri tjetrin duke mbjellë urrejtje në popull duke e nda e përça duke e shēndrruar në armiqësi të skajshme.

E tani, kur 22 vjet e kanë shkretu , e kanë zbrazë Bujanocin, i paska ra në mend me u bë bashkë për shqiptari.

E deri tani a nuk ka pas shqiptari në Bujanoc? Apo ndoshta shqiptarët dhe shqiptarija po deshka veç ktyne dyve me ja ruajt postet, privilegjet, maskaralleqet, rrenat , hajnit……?

Pra, ky bashkim po bëhet këta me ndejt edhe katër vjet njëri në Beligrad e tjetri në Bujanoc, derisa të largohen të gjithë shqiptaret që:

1. Nuk kanë ku me u punësuar.

2.Nuk munden me i nxjerr dokumentet personale.

3.Deri sa të fshihen nga regjistri i vendbanimit.

4. Nuk mund ta perdorin gjuhën amëtare.

5.Nuk i pranohen diplomat.

6. Nuk kan tekste shkollore në gjuhën shqipe.

7.Nuk mund të zgjidhen gjyqtar e prokuror vetem se janë Shqiptarë.

8. E kanë vështirë me dal në pension se i nënshtrohen procedurave të veçanta.

9. Nuk kanë qasje në shërbimet katastrale.

10. Nuk kanë qasje në distribucion.

11. Nuk kanë qasje në FPI (PIO)…

A edhe pas këtyre dështimeve dikush po duhet me u kandidu për ta udhëhequr këtë vend…?!?

Dikush më pëshpëriti: ” Këta tha, edhe bukën e hajnë me marre”…!!

Si duket e vërtet kjo qenka!

COMMENTS