HomeAktuale

Kurti: Shqiptarët e Luginës vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të qeverisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim Shaip Kamberin, deputetin e vetëm në Kuvendin e Serbisë, njofton Indeksonline, transmet

Ja sa para jepen për shpenzimet e rrugës
Aksident në hyrje të Tërnocit, një person i lënduar (foto&video)
Sali Salihi i PD-së kandidat për deputet në Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim Shaip Kamberin, deputetin e vetëm në Kuvendin e Serbisë, njofton Indeksonline, transmeton FOLonline.

Me këtë rast, Kurti deklaroi se shqiptarët e Luginës, vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të Qeverisë, përballë diskriminimit e politikave shtypëse të Beogradit ndaj komunitetit shqiptar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka ndarë 3 milionë euro për Luginën në buxhetin e këtij viti, jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit por edhe për të rritur mbështetjen për programe të tjera siç është ai i bujqësisë”, tha Kurti.

Bashkëbisedimi u fokusua rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon, gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës

COMMENTS