HomeNë fokus

Kryetari Pajaziti takon Ministrin Memiq: Diskutohet bashkëpunimi në turizëm dhe politikat për të rinjtë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim pune me Ministrin e Turizmit dhe të Rinisë së Qeverisë së Serbisë, Hus

Arifi: Nga 2 milionë euro për Luginën, 950.000 Preshevës
Haziri pret Arifin
Boske: Protesta kundër pushtetit lokal, Kamberi: Po të varej nga pushteti lokal nuk do t’i kishim këto probleme

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim pune me Ministrin e Turizmit dhe të Rinisë së Qeverisë së Serbisë, Husein Memiq, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në disa fusha kyçe për zhvillimin lokal.

Gjatë takimit, u trajtuan perspektivat e zhvillimit të turizmit në komunën e Bujanocit, me theks të veçantë në turizmin rural, sportiv dhe kulturor. Kryetari Pajaziti theksoi se komuna ka potencial të madh në këto drejtime, por kërkon mbështetje konkrete për përmirësimin e infrastrukturës dhe realizimin e projekteve të dedikuara.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishin politikat për të rinjtë. Kryetari prezantoi idetë dhe propozimet për programe, trajnime dhe iniciativa që synojnë rritjen e aftësive të të rinjve, veçanërisht në fushën e inovacionit dhe teknologjisë digjitale, me qëllim krijimin e kushteve që ata të mos largohen nga komuna, por të shohin mundësi reale për të ardhmen në vendlindje.

Pajaziti nënvizoi se Bujanoci, si një komunë multietnike, ka nevojë për mbështetje të posaçme institucionale, pasi investimet në këtë zonë ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitet, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Palët u dakorduan të vazhdojnë komunikimin dhe të punojnë në planifikimin e projekteve të përbashkëta që mund të realizohen në periudhën e ardhshme.

COMMENTS