Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim Ambasadoren e Suedisë në Beograd, Sh.S. Charlotte Sammelin, si dhe për

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim Ambasadoren e Suedisë në Beograd, Sh.S. Charlotte Sammelin, si dhe përfaqësuesin e UNHCR-it në Serbi, Sofian Agjalli.
Gjatë bisedës u diskutua mbi zhvillimet politike në komunën e Bujanocit dhe më gjerë, duke ndarë qëndrime dhe ide për sfidat e përditshme me të cilat përballet pushteti lokal.
Pajaziti theksoi se nga Ambasadorja Sammelin mori mbështetje të pakushtëzuar për qeverisjen lokale, si dhe inkurajim për vazhdimin e punës drejt forcimit të institucioneve komunale.
Një ndër temat kryesore ishte edhe integrimi i shqiptarëve në instancat shtetërore, ku Ambasadorja premtoi se do të ketë një rol konstruktiv në komunikimin me qeverinë e Serbisë.
Në takim u fol gjithashtu për ide të reja të zhvillimit ekonomik të komunës, përfshirë inicimin e projekteve me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët.
Kryetari Pajaziti nënvizoi se partneriteti me përfaqësitë diplomatike është një shtyllë e rëndësishme e politikave zhvillimore të komunës dhe një garanci për të ardhmen e Bujanocit.

COMMENTS