Në prag të fillimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka apeluar
Në prag të fillimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka apeluar të jetësohet nisma për Fondin Kombëtar të Solidaritetit.
Në këtë drejtim, Arifi ka kërkuar ndarjen e së paku 8 milionë eurove nga dy qeveritë për nevojat e Luginës.
Postimi i Arifit:
Apel dy qeverive tona
Mbledhja e dy qeverive shqiptare që mbahet sot në Prishtinë, mes tjerash do të ketë si pikë diskutimi edhe mbështetjen financiare ndaj Luginës së Preshevës.
Në këtë kontekst presim që në takimin e përbashkët të dy qeveritë tona, nisma e para dy viteve për krijimin e FONDIT KOMBËTAR TË SOLIDARITETIT të jetësohet si një mekanizëm afatgjatë mbështetës për Luginën.
Në kuadër të kësaj nisme apelojmë dy qeverive tona që të ndajnë së paku 8 milion euro, për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe “nesër” do të jetë vonë.
COMMENTS