Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në shoqëri edhe të deputetit popullor, Argjent Bajrami, janë pritur në Prishtinë nga kryeparlamen
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në shoqëri edhe të deputetit popullor, Argjent Bajrami, janë pritur në Prishtinë nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.
Për agjendën e bisedës kryetari Arifi ka shkruar:
Bashkë me deputetin e Shqiptarëve në Serbi, Argjend Bajramin sot takuam kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca.
- Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçant të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës
për Shqiptarët e Luginës së Preshevës:
- Fondin Kombëtar të Solidaritetit
- Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd.
Zgjedhja e z. Konjufcës në organin më të lartë legjislativ është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në Republikë
COMMENTS