HomeKulturë

Koncerti i Oktetit “Harmonia” shënon Ditën e Alfabetit në Preshevë

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë u mbajt një koncert i veçantë nga Okteti “Harmonia”, i cili sol

Një javë para përfundimit të regjistrimit: Komuna e Bujanocit 48.600 banorë
Musliu thirret në polici
Kamberi falenderon qytetarët

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë u mbajt një koncert i veçantë nga Okteti “Harmonia”, i cili solli para publikut një repertor tërësisht shqiptar, të interpretuar “a cappella” me profesionalizëm dhe emocion.

Publiku preshevar i duartrokiti çdo interpretim, ndërsa atmosfera u mbush me tinguj që nderuan alfabetin, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, vlerësoi performancën si një mbrëmje plot harmoni në tingujt e gjuhës shqipe, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve që ruajnë dhe promovojnë identitetin kulturor.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

 

COMMENTS