HomeEditorial

Komunë: Kujdes kujt po i jepni pare

Rasti i sotëm i ndeshjes futbollistike të vlefshme për Kupë, të zhvilluar në Tërnoc, midis KF Tërnoci dhe BSK nga Bujanoci duhet të ndezë alarmin

Afër 7000 të infektuar për një ditë në Serbi
Lutfiu: Në vend të mbrojtjes së Ligjit, emërimi i gjykatësve të rinj po e shkel atë
Sinani në Ambasadën e Kosovës në Bruksel

Rasti i sotëm i ndeshjes futbollistike të vlefshme për Kupë, të zhvilluar në Tërnoc, midis KF Tërnoci dhe BSK nga Bujanoci duhet të ndezë alarmin tek zyrtarët e komunës se si janë ndarë deri më tash dhe si do të ndahen në të ardhmen mjetet për sport.

Joserioziteti nga skuadra mysafire e cila paraqitet në fushë vetëm me 8 lojtarë paraqet një rast flagrant të talljes me publikun por edhe është shëmtuese për sportin dhe sportistët në tërë komunën e Bujanocit.

Kjo nuk do të thotë se BSK-së nuk duhet t’i ndahen mjete financiare, përkundrazi, duhet stimuluar sidomos gjeneratat e reja, por është një shembull jo i mirë për klubet tjera.

E për fat të keq, në këtë komunë, shumë klube marrin fonde nga komuna e në aspektin garues janë të barabartë me zerro.

Sporti kërkon seriozitet sikurse sferat tjera shoqërore dhe se në asnjë mënyrë nuk do të thotë se dikush duhet të „përtyp“ djersën e tjetërkujt.

Komuna e Bujanocit duhet të tregohet mjaft e vëmendshme kur ndanë fonde për sport e sidomos kujt po ia ndanë.

Themelimi i një klubi sportiv nuk kushton më tepër se 50 euro, e të tillë, vetëm në letër ka mjaft në këtë komunë.

Ka edhe të tilla klube që i marrin 200.000-300.000 dinarë nga komuna e më pas i lënë garat në gjysëm dhe askujt asgjë.

Është momenti i fundit që komuna të dallojë profesionalizmin dhe përkushtimim nga improvizimi.

E nëse improvizimi vazhdon edhe në sport, atëherë shumë shpejt mund të mbesim edhe pa të.

 

COMMENTS