HomeShoqëri

Komuna e Bujanocit përfiton nga programi „Swiss Pro“

Komuna e Bujanocit është në mesin e 28 komunave në Serbi të cilat kanë përfituar nga programi „Swiss Pro“. Siç njofton faqja zyrtare e komunës

Mustafa takon kryeministrin Kurti
KKSH kërkon prezencë të shtuar ndërkombëtare në Luginë
Zemaj- Mustafa: Të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore për shqiptarët

Komuna e Bujanocit është në mesin e 28 komunave në Serbi të cilat kanë përfituar nga programi „Swiss Pro“.

Siç njofton faqja zyrtare e komunës në Facebook, transmeton FOLonline, Bujanoci ka përfituar 3.149 euro në emër të projektit për forcimin e barazisë gjinore.

Postimi i plotë:

Qeveria Zvicërane përkrah forcimin e barazisë gjinore në 28 komuna dhe qytete në Serbi, në mesin e tyre edhe Bujanocin

Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Bujanocit përmes programit SWISS PRO është përfituese e një projekti në vlerë prej 3,149 euro, në kuadër të thirrjes publike “Që barazia të bëhet realitet”, i cili synon të forcojë mekanizmat për barazinë gjinore.

Me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane me vlerë prej më shumë se 90,000 euro dhe kontributin e vetqeverisjeve lokale në vlerë prej 25,000 euro, do të zbatohen aktivitete që kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, përmirësimin e pozitës së grave në komunitetin lokal, veçanërisht gratë rurale dhe pjesëtaret e grupeve të prekshme, si dhe fuqizimin ekonomik, shëndetin e grave dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Projektet synojnë gjithashtu në promovimin e Kartës Evropiane për Barazinë Gjinore në nivelin lokal, si dhe në përmirësimin e kompetencave të mekanizmave vendorë.

COMMENTS