HomeShoqëri

Komuna e Bujanocit: Jemi afër përfitimit të projekteve në vlerë prej 31 milionë euro

Komuna e Bujanocit, përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, ka njoftuar sot se është afër përfitimit të projekteve në vlerë prej 31 milionë euro

Kamberi dorëzon propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e tê drejtave të pakicave
Shpërblehen nxënësit më të mirë
„ Mjekët e Luginës „ ftojnë kolegët e tyre t’ju bashkangjiten

Komuna e Bujanocit, përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, ka njoftuar sot se është afër përfitimit të projekteve në vlerë prej 31 milionë euro në kuadër të fushatës shtetërore „ Serbia e pastër“.

Siç thuhet në njoftim, në adresë të administratës lokale ka arritur një vendim i qeverisë i cili aprovon shpronësimet në disa zona ku priten të ndërtohen impinjante për pastrimin e ujërave të zeza.

Nëse projektet aprovohen, atëherë brenda territorit të komunës do të ndërtohen edhe disa rrjete kanalizimi.

Njoftimi i plotë:

BUJANOCI GATI PËR IMPLEMENTIMIN E PROJEKTIT 31 MILIONË EUROSH

Viti 2022 ka nisur me një super lajm për komunën e Bujanocit. Implementimi i projektit 31 milionë eurosh i fituar vitin e kaluar në kuadër të programit ”Serbia e Pastër” është në rrugën e duhur.

Këto ditë në adresë të administratës komunale të Bujanocit ka arritur Vendimi nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë e cila përcakton interesin publik në shpronësim, përkatësisht bartjen administrative të pronës së paluajtshme – tokës dhe objekteve në tokë të cilat me ligj mund t’i nënshtrohen shpronësimit, përkatësisht bartjes administrative të pronës së paluajtshme, me qëllim të ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza dhe patundshmërisë jo të plotë, duke vendosur të drejtën e shërbimit të kolektorëve.

Më 15 mars të vitit të kaluar, kryetari Arifi kishte takuar ministrin e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Tomislav Momiroviq, me ç’rast ishin dakorduar për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, rrjeteve të kanalizimit dhe kolektorëve në komunën e Bujanocit, në kuadër të programit ”Serbia e Pastër” në vlerë prej 31 milionë euro.

Për realizimin e këtij projekti gjigand, komuna e Bujanocit ka filluar menjëherë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, dhe përveç rregullimit të të gjitha detajeve dhe dokumentacioneve të nevojshme, ka qenë e nevojshme edhe shpronësimi i disa tokave ku do të implementohej projekti, prandaj Vendimi i Qeverisë së Republikës së Serbisë që e përcakton komunën e Bujanocit për shfrytëzues të shpronësimit paraqet një hap më afër drejt realizimit të këtij projekti.

COMMENTS