HomeAktuale

KKSH memorandum bashkëpunimi me Akademinë “Rrënjët tona”

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar u prit një delegacion nga Akademia Shkencore “Rrënjët Tona” dhe një grup shoqatash nga Shqipëria, të udhëh

BUJANOCI DHE LIKOVA BASHKËPUNOJNË PËR IPA FONDET
Flamuri do të valojë nesër në Bujanoc por shkaku i pandemisë nuk ka manifestim
Arifi në festën shtetërore të Japonisë

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar u prit një delegacion nga Akademia Shkencore “Rrënjët Tona” dhe një grup shoqatash nga Shqipëria, të udhëhequr nga profesori Sazan Guri, si dhe të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj.

Gjatë takimit u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi me Akademinë Shkencore “Rrënjët Tona” për shkëmbime kulturore dhe gjuhësore. Sipas Rexhepit, ky memorandum përbën një hap konkret drejt promovimit të trashëgimisë shqiptare në Luginën e Preshevës dhe ruajtjes e kultivimit të identitetit kombëtar.

Një nga hapat e parë të këtij bashkëpunimi do të jetë pasurimi i bibliotekave në këto qytete me tituj në gjuhën shqipe, duke e cilësuar librin shqip si investim në dije, në vetëdije dhe në të ardhmen e komunitetit.

Po ashtu, u theksua se bashkëpunimi dhe ndërlidhja e faktorëve politikë, institucionalë, akademikë dhe të shoqërisë civile shqiptare me Luginën e Preshevës është jetik, ndërsa përmes koordinimit të qëndrueshëm synohet forcimi i identitetit kombëtar në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Sanxhak.

COMMENTS