Para godinës së komunës së Bujanocit është ekspozuar autoambulanca e re e blerë në saje të donacionit të qeverisë së Republikës së Kosovës, shkruan
Para godinës së komunës së Bujanocit është ekspozuar autoambulanca e re e blerë në saje të donacionit të qeverisë së Republikës së Kosovës, shkruan FOLonline.
Drjetuesit komunal të prirë nga kryetari Shaip Kamberi, ishin të parët që prekën brendinë e saj duke uruar njëkohësisht që kjo makinë saniteti sa më pak të përdoret nga qytetarët.
„ Dhashtë Zoti që qytetarët tanë të gëzojnë shëndet, kështu që kjo makinë mos të ketë nevojë të përdoret edhe aq shumë.
Por, edhe për ato raste që kërkojnë tretman urgjent tash e tutje jeta e tyre ëhtë shumë më pak e vënë në rrezik „, u shpreh kryetari Kamberi.
Jashtëzakonisht i lumtur me arritjen e kësaj autoambulance u shpreh edhe dr.Medji Zeqiri, i cili prej vitesh punon më Shërbimin e Urgjencës në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
„ Ka vite që punojë, por asnjëherë nuk kam hasur më diçka kaq moderne.
Saniteti është i pajisur me aparat të EKG-së, uktrazë, respirator edhe shumçka tjetër që nuk posedojnë as qendrat më të mëdha shëndetësore „ , u shpreh Zeqiri.
Vlera e pergjithshme e kësaj autoambulance është rreth 50 mijë euro, mjete këto të siguruara si donacion i qeverisë kosovare.
COMMENTS