HomeAktuale

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Florim Agaj, përfaqëson komunën në selinë e Parlamentit Europian

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Florim Agaj, ka marrë pjesë në selinë e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, në konferencën

Edhe këtë vit subvencione për rehabilitim energjetik
Kamberi pjesëmarrës në shënimin e “Besëlidhjes së Lezhës”
LMT mban orë mësimore me fëmijët e diasporës

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Florim Agaj, ka marrë pjesë në selinë e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, në konferencën e dedikuar projektit për Demokracinë Deliberative në nivel lokal.

Agaj ka bërë të ditur se pjesëmarrja e tij është realizuar në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit Komunal, duke theksuar se Bujanoci është një nga shumë pak komuna në Ballkanin Perëndimor që është përzgjedhur për këtë iniciativë ndërkombëtare.

Sipas tij, konferenca ka nënvizuar rëndësinë e përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe nevojën për dialog, transparencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve dhe komunitetit, si parime kyçe për politika publike më efektive.

“Besoj fuqishëm se zëri i çdo qytetari ka vlerë dhe duhet të jetë pjesë e proceseve që formësojnë të ardhmen e komunës sonë,” ka deklaruar Agaj, duke shtuar se nga konferenca kthehet me ide të reja dhe me bindjen se një komunë funksionale ndërtohet mbi pjesëmarrje, llogaridhënie dhe hapje ndaj inovacionit.

Ai ka vlerësuar si privilegj përfaqësimin e komunës në këtë nivel dhe ka theksuar përkushtimin që këto përvoja të shndërrohen në rezultate konkrete për qytetarët e Bujanocit.

COMMENTS