HomePolitikë

Kamberi: Tentativa e Vuçiqit për t’i kontrolluar deputetët joserbë

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka fajësuar sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për tentim të futjes nën kontroll të deputetëve joserbë në p

Çertifikatat kovid nga ora 20:00, pushimi vjeshtor gjatë të gjithë javës
Takim me kongresistin James P. McGovern
Edhe Mustafa i KKSH-së i reagon presidentit serb

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka fajësuar sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për tentim të futjes nën kontroll të deputetëve joserbë në parlamentin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

„ Sikur nuk po i mjaftojnë 243 deputetë të shumicës në Serbi dhe ulëset e rezervuara në Kosovë“, është shprehur Kamberi.

Postimi i tij i plotë:

Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës.

Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qofshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj.

E tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare.

 

COMMENTS