HomePolitikë

Kamberi: Serbia jo vetëm kundër pavarësisë së Kosovës por edhe kundër shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe kandidati për deputet, Shaip Kamberi, ka krahasuar sot veprimet e pushtetarëve serbë në drejtim të ç'

Ramadani viziton shkollat në gjuhën shqipe
“Mirësevini në Bujanoc” në 4 gjuhë
Asfaltohet oborri i shkollës në Bujanoc

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe kandidati për deputet, Shaip Kamberi, ka krahasuar sot veprimet e pushtetarëve serbë në drejtim të ç’njohjes së pavarsisë së Kosovës dhe pengesave për inkuadrim të shqiptarëve të Luginës në institucione.

Se çka duan zyrtarët serbë, sipas Kamberit, kjo përmbledhet me një fjali: ” ‘Šiptare preko Prokletija’? Aty na duan? Përtej Bjeshkave të Nemura? “.

Postimi i Kamberit:

Dy zyrtarë nga pushteti i Serbisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviqi i SNS dhe kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiqi nga SPS u deklaruan njëzëri sot për aktivizimin e fushatës për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Paralelisht të njëjtat parti të Qeverisë e Serbisë angazhohen vrullshëm për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi dhe për eliminimin e atyre pak shqiptarëve të mbetur në institucionet e Serbisë, përderisa duan vet të përfshihen në vendimmarjet e Komunës së Luginës së Preshevës ku shqiptarët janë shumicë.

S’duan Pavarësi të Kosovës.

Madje s’duan shqiptarë as në institucione dhe as në shtëpitë e tyre brenda Serbisë.

‘Šiptare preko Prokletija’? Aty na duan? Përtej Bjeshkave të Nemura?

COMMENTS