Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Bujanoc ka miratuar sot raportin mbi zgjedhjet parlamentare të zhvillura më 30 qershor në vendvotimin nr.6 në
Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Bujanoc ka miratuar sot raportin mbi zgjedhjet parlamentare të zhvillura më 30 qershor në vendvotimin nr.6 në Tërnoc.
Vendimi i KKZ-së pasoi pasi që askush nga palët në proces nuk ka paraqitur ankesë në afat ligjor prej 72 orëve.
Pas këtij veprimi të KKZ-së, pritet që Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) të çertifikoi rezultat përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.
Nga ai moment, përbërja e re e parlamentit duhet të konstituohet në afat prej 30 ditësh.
Kujtojmë se në legjislativin e ri shqiptarët do të përfaqësohen vetëm me një deputet.
Bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL, Shaip Kamberi, metematikisht siguroi mandatin pas rivotimit të fundit duke siguruar 698 vota, rreth 90 më shumë se sa minimumi i koeficientit të nevojshëm.
COMMENTS