HomeNë fokus

KAMBERI: PAGAT MË TË ULËTA NË LUGINË SE PAGA MESATARE NË SERBI DËSHMOJNË THELLIMIN E PABARAZIVE ETNIKE DHE TERRITORIALE NGA ANA E PUSHTETIT

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka komentuar të dhënat e fundit të Entit Republikan të Statistikave mbi pagën mesatare në Serbi. Kamberi ësht

Miratohet rishikimi i buxhetit
Tërnoci falenderon mërgatën për ndihmat e ofruara
Çertifikatat kovid nga ora 20:00, pushimi vjeshtor gjatë të gjithë javës

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka komentuar të dhënat e fundit të Entit Republikan të Statistikave mbi pagën mesatare në Serbi.

Kamberi është ndalur tek shifrat në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, duke theksuar se me këtë Serbia po thellon pabarasinë në aspektin etnik por edhe në atë territorial.

Postimi i plotë i Kamberit:

Paga mesatare e të punësuarëve të pakët në Komunën e Preshevës me 45.752 dinarë (rreth 388 €), në Komunën e Bujanocit me 47.372 (rreth 400 €) dhe në Komunën e Medvegjës me 54.711 dinarë (rreth 465 €) janë më të ulëta se paga mesatare e të punësuarëve në nivel të Serbisë që është aktualisht 66.048 dinarë (rreth 560 €).

Këto të dhëna të reja të Entit të Statistikave të Republikës së Serbisë shpërfaqin po ashtu se 34 nga 35 komuna të jugut në Serbi janë nën nivelin e pagës mesatare në nivel të përgjithshëm të vendit.

Kur kësaj i shtohet edhe numri më i lartë i të papunëve proporcionalisht me numrin e banorëve nga rajoni i Luginës së Preshevës dhe jugut të vendit, e ku dominojnë shqiptarët ose pakicat e tjera kombëtare, apo edhe investimet më të ulëta publike dhe private, kjo flet më së miri se përpos diskriminimit në baza kombëtare në Luginën e Preshevës, rajoni dhe jugu i vendit në përgjithësi shtypet edhe në aspektin socio-ekonomik.

Këto dëshmojnë se politikat aktuale të Qeverisë së Republikës së Serbisë po thellojnë çdo ditë e më shumë pabarazitë etnike dhe territoriale.

COMMENTS