Deputetët nga lista "Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak" nuk do të votojnë për zgjedhjen e Ivica Daçiç si kryeparlamentar i Serbisë, tha deputeti nga
Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” nuk do të votojnë për zgjedhjen e Ivica Daçiç si kryeparlamentar i Serbisë, tha deputeti nga kjo listë, Shaip Kamberi.
Në seancën e sotme, e cila ishte thirrur për konstituimin e Kuvendit të Serbisë, Kamberi shpjegoi se Daçiç nuk punoi në zbulimin e varreve masive për shqiptarët e Kosovës.
Kamberi tha se Daçiç “shpesh shprehte urrejtje ndaj pjesëtareve të pakicave” dhe se në daljet e tij publike ai “bëri thirrje për të mbuluar dhe mohuar krimet e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës”.
Siç shtoi Kamberi, Daçiç i përket “elitës politike që shkaktoi luftëra të përgjakshme në ish-RSFJ, e cila reflektoi në pozicionin e pakicave kombëtare në Serbi, e cila ai tha se është e pafavorshme”.
Kamberi shprehi shqetësimin nga fakti se Daçiç do të jetë kryetar i parlamentit serb, duke shtuar se ai nuk shprehë unitetin e grupeve politike .
Ai gjithashtu iu referua përmendjes së rezultateve të Daçiç si shefi i diplomacisë në tërheqjen e pavarësisë së Kosovës dhe shtoi se kremtimi i tërheqjes së njohjeve ishte një “goditje në këmbët e tija”.
COMMENTS