HomePolitikë

Kamberi: Nuk do të marr pjesë në punimet e ardhshme të Parlamentit të Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se nuk do të marrë më pjesë në punimet e ardhshme parlamentare, si reagim n

BE e gatshme t’i ndihmojë Bujanocit
Shqipëria ofron libra për nxënësit shqiptarë në Serbi
Tribuna e KDNJ: Të rimendohen politikat publike për rimëkëmbjen ekonomike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës drejt prioritizimit të krijimit të vendeve të reja të punës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se nuk do të marrë më pjesë në punimet e ardhshme parlamentare, si reagim ndaj situatës politike dhe mungesës së progresit në drejtim të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në vend.

Kamberi thekson se vendimi i tij lidhet me mungesën e vullnetit politik për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi, si dhe me bojkotin e paralajmëruar nga opozita pro evropiane. Ai thotë se komuniteti që përfaqëson “i qëndron besnik vetëm orientimit pro evropian të Ballkanit Perëndimor dhe beson fuqishëm në vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë”.

Duke rikujtuar tre marrëveshjet e nënshkruara me Beogradin për shqiptarët e Luginës së Preshevës (2001, 2009 dhe 2013), Kamberi thotë se “të drejtat e tyre vazhdojnë të nëpërkëmben prej dekadash”. Ai përmend probleme të vazhdueshme si: mosnjohja e diplomave, nënpërfaqësimi politik dhe institucional, pasivizimi administrativ dhe mungesa e perspektivës ekonomike, që sipas tij “janë bërë pjesë e një agjende sistematike që synon shpopullimin e Luginës së Preshevës nga shqiptarët”.

Ai gjithashtu thekson se “mungesa e plotë e vullnetit politik për të proceduar me nismat dhe iniciativat ligjore që do të përmirësonin pozitën e shqiptarëve” është dëshmi e krizës së thellë institucionale në vend.

“Demokratizimi i Serbisë nuk është çështje e thjeshtë e ndërrimit të pushtetit, por kërkon vullnet të sinqertë për reformë, respekt për të gjithë qytetarët dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet”, shkruan Kamberi, duke shtuar se “në fakt, demokratizimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm kur, krahas ndërrimit të pushtetit, ndodh edhe shkëputja përfundimtare nga politika imperialiste e viteve ’90”.

Në fund, ai njofton se veprimet e ardhshme politike do të koordinohen me “aleatët tanë politikë dhe me të gjithë ata që vërtet besojnë në vlerat properëndimore dhe demokratike”.

COMMENTS