HomePolitikë

Ka skaduar afati: 17 lista për zgjedhjet parlamentare, 8 kandidatë për president

Të dielën në mesnatë ka skaduar afati për regjistrimin e listave për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale në qytetin e Beogradit, qyte

Ombudsmani kosovar vizitoi Bujanocin
Pajaziti në takim tek kryetari i Lipjanit
Dreni- ndër më të dalluarit për gjuhën angleze në Serbi, Lutfiu: E ka ndihmën tonë në çdo kohë

Të dielën në mesnatë ka skaduar afati për regjistrimin e listave për zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale në qytetin e Beogradit, qytetin e Borit dhe 11 komuna të tjera në Serbi.

Nëse pranohen të gjitha kandidaturat e paraqitura, në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale do të jenë tetë emra, gjashtë prej të cilëve tashmë janë shpallur, ndërsa Branka Stamenkoviq, kandidate e listës “Sovranistët” dhe Misha Vaçiq, kandidat i të “Djathtas Serbe” janë në pritje të konfirmimit nga Komisioni Republikan Zgjedhor- RIK.

Në zgjedhjet e vitit 2017, në fletën e votimit ishin 11 kandidatë për president.

RIK deri më tani ka shpallur gjashtë kandidatë: – Millosh Jovanoviq para koalicionit “Shpresa”, Zdravko Ponosh i propozuar nga koalicioni “Të Bashkuar për Fitoren e Serbisë”, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski është kandidate e “Partisë Serbe „Zavetnici”. Aleksandar Vuçiq është kandidati i listës “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka”, Boshko Obradoviq është kandidat i koalicionit „Dveri dhe POKS“, ndërsa koalicioni “Moramo „ ka propozuar Biljana Stojkoviq për presidente.

Në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare mund të jenë 17 lista nëse pranohet lista “Partia Rome – Srgjan Shajn”.

Deri më tani, RIK ka shpallur listat e mëposhtme:

 

  1. Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka
  2. Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë
  3. Vajdasági Magyar Szövetség-Pásztor István – Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës – Istvan Pastor
  4. Dr. Vojisllav Sheshelj – Partia Radikale Serbe
  5. Marinika Tepiq – Të Bashkuar për Fitoren e Serbisë (Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, Partia Popullore, Partia Demokratike, DZVM – Vmdk, Partia e Maqedonasve të Serbisë, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, Sindikatat e Bashkuara të Serbisë “Sloga”, Lëvizja për Rikthim, Lëvizja e Lirë Serbia, Partia Vllahe )
  6. Dr. Millosh Jovanoviq – Shpresa për Serbinë – Koalicioni Serb „Shpresa – Alternativa Nacional Demokratike – Partia Demokratike e Serbisë (DSS) – Për Mbretërinë e Serbisë (Monarkistë) – Vojislav Mihailoviq.
  7. Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – Partia Serbe „Zavetnici“
  8. Amaneti i Myftisë – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) – Usama Zukorliq
  9. Duhet – Veprim – Kryengritje ekologjike – Hesht – Mos e mbysim Beogradin – Nebojsha Zelenoviq
  10. Sovranistët – Sasha Radulovic (DJB), Milan Stamatoviq (ZS), Dr Jovana Stojkoviq (ZZS)
  11. Boshko Obradoviq – Lëvizja Serbe Dveri – POKS – Milosh Parandiloviq- Blloku Patriotik për Rindërtimin e Mbretërisë së Serbisë
  12. Së bashku për Vojvodinën – Qytetarët e Vojvodinës (Aleanca Demokratike e Kroatëve në Vojvodinë, Së bashku për Vojvodinën)
  13. SDA Sanxhak – Dr.Sulejman Ugljanin
  14. Boris Tadiq- Le të shkojmë njerëz – Partia Socialdemokrate – Partia e Re – 1 nga 5 milionë – Toleranca e Serbisë – “Lëvizja e Bashkuar e të Gjelbërve të Serbisë” – Partia Qytetare Boshnjake – Partia e Malazezëve
  15. “Alternativa për Ndryshim – Alternativa Demokratike Shqiptare” ” Për
  16. “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”

Në zgjedhjet e shkuara parlamentare të mbajtura në qershor 2020, në fletëvotim ishin 21 lista, megjithëse një pjesë e opozitës bojkotoi zgjedhjet.

Në zgjedhjet e vitit 2016, njëzet lista luftuan për të hyrë në parlament.

Zgjedhjet do të mbahen të dielën, më 3 prill 2022.

COMMENTS