HomeShoqëri

Ja çka u punua dhe cilat punë po realizohen në Malësi të Bujanocit

Në fshatrat e Malësisë së Bujanocit sot janë përuruar disa projekte infrastrukturore ndërsa disa të tjerë janë në vijim e sipër. Kryetari i kom

SHBA TË PËRFSHIHEN INTENSIVISHT PËR T’I DHËNË DREJTIM DHE DINAMIKË RAJONIT
Imami që për 30 vjet s’ju nda xhematit
Kamberi: “Bota serbe” nuk është projekt kulturor por politik

Në fshatrat e Malësisë së Bujanocit sot janë përuruar disa projekte infrastrukturore ndërsa disa të tjerë janë në vijim e sipër.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me bashkëpunëtorë si dhe vendasit e kësaj ane ishin në vendngjarje ndërsa faqja zyrtare komunale në Facebook sjell këtë njoftim për zhvillimet në infrastrukturën në Malësi:

MALËSIA ME INVESTIME TË REJA

Muhoci, Breznica, Rabnabuqa dhe Priboci janë bërë me infrastrukturë më të mirë. Sot dhe gjatë javës së kaluar janë zhvilluar punimet në përmirësimin e infrastrukturës në Malësi të Bujanocit.

Breznica, pas kyqjes së kanalizimit në lagjen e Shemovitëve, ka përfituar edhe asfaltimin e rrugës në këtë lagje me gjatësi prej 480 metrave.

Në Rabnabuqë ka përfunduar projekti i ndërtimit të urës që lidhë fshatin Priboc me rrugën kryesore, me ç’rast kryetari i komunës së Bujanocit në prani të banorëve të Pribocit përuruan këtë urë.

Edhe Priboci do të ketë rrugë të re, punimet e të cilës po vazhdojnë me intenzitet të lartë. Kjo rrugë do të kyq fshatin Priboc me rrugën kryesore Muhoc – Zarbincë.

Derisa sot në Muhoc ka përfunduar rruga që shpie në drejtim të varrezave të fshatit me gjatësi prej 380 metrave.

Komuna e Bujanocit po vazhdon me realizimin e projekteve të planifikuara me vendimin e buxhetit 2021.

 

Fotografi tjera nga projektet në Malësi mund t’i shikoni përmes kësaj vegëze:

https://www.facebook.com/100063752551689/posts/280758647392552/

COMMENTS