HomePolitikë

Ikja e dy këshilltarëve ishte tinzare

Partia Demokratike-PD, me seli në Bujanoc, përmes një komunikate ka reaguar për dorëheqjet e dy këshilltarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e saj

Ekskluzive: APN e Bujanocit po shqyrton ngrirjen e raporteve me selinë qendrore
Përfundon kampionati në të gjitha kategoritë, pionierët e KF Tërnoci më të sukseshëm se seniorët dhe fatosat (tabelat)
Për Vitin e Ri lokalet deri në ora 18:00

Partia Demokratike-PD, me seli në Bujanoc, përmes një komunikate ka reaguar për dorëheqjet e dy këshilltarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e saj.

Dorëheqjet e Rahim Rahimit dhe Bujar Sejdiut PD i ka quajtur si tinzare dhe si mungesë e gatishmërisë për përballjen nê strukturat e partisë.

KOMUNIKATË RRETH IKJES SË DY KËSHILLTARËVE TË PD-së

Njoftojmë anëtarët dhe simpatizuesit e Partisë Demokratike, se dy këshilltarët e deritanishëm të Kuvendit Komunal të Bujanocit nga radhat e Partisë Demokratike, Rahim Rahimi dhe Bujar Sejdiu, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë dëshmuar se kanë aderuar në parti tjetër politike, nuk janë më pjesë e Partisë Demokratike.

Fenomeni i ikjes së këshilltarëve komunal nuk përbën ndonjë risi, pasi që çdo herë në prag të zgjedhjeve lokale transferimet nga një parti në tjetrën kanë ndodhur edhe në të kaluarën, dhe çdo parti ka kaluar në këtë lloj procesi.

Por, mungesa e argumenteve dhe arsyetimeve të shëndosha ka bërë që Rahim Rahimi dhe Bujar Sejdiu në mënyrën më tinzare kanë vendosur që të largohen nga partia. Mos guximi i tyre për t’u ballafaqur me të vërtetën në kryesinë e partisë, ka bërë që ata dorëheqjet t’i japin në facebook.

Partia Demokratike e cilëson deklaratën e Rahimit në facebook si amatore dhe qesharake, i cili thotë mes tjerash se është anashkaluar nga strukturat e PD-së. Partia Demokratike ia kujton se ai ka qenë ndër më të priviligjuarit në parti, pasi që rruga e parë që është asfaltuar në Bilaç, ka qenë pikërisht rruga ku banon ai. Kërkesa tjetër që iu është realizuar ka qenë punësimi i gruas së tij me vendim të përhershëm të punës në admnistratën lokale në Bujanoc. Të gjitha kërkesat që i ka pasur për investime në fshatin e tij, i kemi pranuar, edhepse ka pasur raste që ai nuk i ka votuar në Kuvend.

Për asnjërën nga këto të sipërpërmendurat, Partia Demokratike nuk është pishman. Por, këto po i përmendim për t’ia kujtuar opinionit të gjërë se arsyet mund të jenë tjera që nuk janë të lidhura me partinë apo me pushtetin lokal.

Gjithashtu, Rahim Rahimi, i cili ka qenë ndër përfituesit kryesor të këtij pushteti, pasi ka realizuar kërkesat e tij personale, për dy vite rresht ka shantazhuar pushtetin lokal. Ai ka vazhduar me kërkesa që tenderat t’i jepen dhëndrrit të tij, i cili si të gjitha kompanitë tjera, e ka pasur të drejtën e botës për të konkuruar, por përshkak që nuk ka plotësuar kushtet ligjore nuk ka mund të jetë përfitues.

Rahimi i cili në facebook premtoi se në seancën e parë të Kuvendit Komunal do të dorëzojë mandatin e fituar në emër të PD-së, këtë gjë nuk e bëri. Ai përveç që tradhtoi elektoratin e Bilaçit dhe të Partisë Demokratike, sot tradhëtoi edhe veten, ngase nuk mbajti premtimin e tij që vet e kishte dhënë më 28 janar të këtij viti në profilin e tij në facebook.

Për më keq, kur sot ishte seanca e Kuvendit Komunal për ta shpallur ‘’Qytetar Nderi’’ kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Rahimi dhe Bujari nuk ishin prezent, që lë të nënkuptohet se po shkojnë sipas agjendës së atyre që sot ishin kundër Tiranës dhe Shqipërisë.

Kujtojmë, që Rahimi dhe Bujari kanë qenë pjesë e skemës së errët për ta rrëzuar pushtetin lokal i udhëhequr nga shqiptarët, dhe për të krijuar një pushtet të ri me shumicë serbe. Kjo ide, që vetëm e shqiptarëve nuk është, ka qëllim që të krijojë përçarje të faktorit politik shqiptar, i cili nga viti 2020 është unik dhe i pathyeshëm.

Krejt në fund, Partia Demokratike kërkon që Rahimi mos të kontrabandojë me mandatin e PD-së, ashtu siç bëri sot Bujari, dhe të kthejë mandatin Partisë Demokratike.

Në Bujanoc, 12.02.2024
Shërbimi për Informim i Partisë Demokratike

COMMENTS