HomeNë fokus

Gjithçka gati për hapjen e Samitit të IV të Diasporës në Tiranë, prezencë edhe nga Lugina

Në pallatin e Operas dhe Baletit në Tirane, pritet të hapet edicioni i IV i Samitit të Diasporës. Nën organizimin e Ministrisë për Evropë dhe P

Kryediplomati Cakaj takon deputetët nga Lugina
Shtyhen zgjedhjet në KF “ Tërnoci “, Kuvendi i ri zgjidhet më 30 gusht
APN: Kuvendi komunal Preshevë me votën e SPS-it aprovoi dy buxhetet paralele të vitit 2022

Në pallatin e Operas dhe Baletit në Tirane, pritet të hapet edicioni i IV i Samitit të Diasporës.

Nën organizimin e Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme punimet do ti ndjekin qindra personalitete shqiptare nga mbarë globi. Pjesëmarrës janë edhe përfaqësuesit e institucioneve nga Lugina, kryetari i Bujanocit Arbër Pajaziti, ajo e Preshevës Ardita Sinani, kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi dhe deputeti popullor Shaip Kamberi.

Pjesë e pashmangshme e këtij eventi është edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Bardhyl Canaj.

Gjatë tre ditëve sa do të zgjasin punimet e Samitit do të zhvillohen rreth 20 panele diskutimi të lëmive të ndryshme.

COMMENTS