HomeUncategorized

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Shkuan për karburante dhe nuk u kthyen më (pjesa 26)  

Gjatë gjithë kohës, që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, Zona e Sigurisë Tokësore ka qenë një "zonë e ndaluar" për serbët.  Policët, puna e të

Gjuha fyese e Vulinit, reagon Kamberi
Pajaziti: Vizita në SHBA nuk është zyrtare, është aranzhuar nga një Agjencion
Drejtuesit e Preshevës priten nga ambasadori i OSBE-së

Gjatë gjithë kohës, që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, Zona e Sigurisë Tokësore ka qenë një “zonë e ndaluar” për serbët.  Policët, puna e të cilëve ishte të mbanin rendin dhe paqen aty, shkuan në detyrë me frikë dhe civilët serbë shmangën çdo ide për të qëndruar në ato “pesë kilometra” përgjatë vijës administrative.  Rasti i dy banorëve nga Domarivci dhe Llopardinca është shembulli më e mirë për këtë.

Goran Stankoviq (19) nga fshati Domorovc (Kosovë) dhe Zoran Tomiq (30), kushëriri i  tij nga fshati Llopardincë (Bujanoc), u zhdukën më 12 gusht 2000.  Gorani dhe Zorani shkuan me traktor në fshatin Hodonoc të Kosovës për të furnizuar me karburante dhe nuk u kthyen më.

Të gjitha përpjekjet e autoriteteve jugosllave dhe organizatave ndërkombëtare për t’i gjetur ato ishin të pasuksesshme.

Tre pjesëtarë të UÇK-së u vranë

Një formacion prej rreth njëqind pjesëtarësh të UÇPMB, në mëngjes (rreth orës 07:40) u përpoq të befasonte anëtarët e policisë lokale me armë automatike dhe bomba dore.  Pasoi një përplasje e ashpër në të cilën u vranë Ekrem Hoxha (23) dhe Betim Berisha (19) nga Prizreni dhe Shkëlzen Krasniqi (20) nga rrethina e Rahovecit, të gjithë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hoxha, Berisha dhe Krasniqi nuk ishin vetëm luftëtarë të UÇPMB.  Ata ishin kryesisht instruktorët e tyre të luftës, të cilëve shqiptarët nga Bujanoci, me sugjerim të Shoqatës së Veteranëve të Luftës, u ngritën një monument buzë rrugës Dobrosin – Lluçan.

Ky rast vetëm konfirmoi informacionin e mëparshëm se një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova luftuan midis kryengristëve shqiptarë  nga Bujanoci dhe Presheva.

Tërnoci- qendra e pakënaqësisë

 

Fshati  Tërnoc, për të cilin shqiptarët pretenduan në atë kohë se kishte rreth 10,000 banorë, ka qenë gjithmonë qendra dhe streha e shqiptarëve të pakënaqur.  Atje, me krijimin e Zonës së Sigurisë Tokësore, situata u elektrizua veçanërisht për faktin se të gjitha patrullat e policisë, gjatë rrugës për në pikat e kontrollit përgjatë vijës administrative në Maltërnoc, Breznicë, Muhoc dhe Zarbicë, kaluan përmes  Tërnocit.

Në atë fakt, duhet kërkuar arsyen pse më 13 tetor 2000, shqiptarë të armatosur, jo shumë larg postbllokut afër minierës, jo shumë larg Tërnocit, vendosën një minë anti-tank në rrugën që të çonte në Maltërnoc.  Si rezultat i shpërthimit, dy pjesëtarë policie u vranë, dhe 11 prej tyre u plagosën rëndë dhe lehtë.  Dragan Joksimoviq (1978) dhe Jovica Stojanoviq (1970) u vranë, kurse u plagosën si më poshtë: Sasa Radovanoviq, Goran Radisavljeviq, Mirko Vukomanoviq, Sebastijan Mirkoviq, Goran Vukašinoviq, Radiša Balovi Mar, Vladica Marinkoviq, Jojica Janicoviq, Sasa Radovanoviq.

Prej atëherë e deri më sot, policia gjithmonë, kur ishte e mundur, ka anashkaluar fshatin  Tërnoc në aktivitetet e tyre.

Vijon…

Autor: Radoman Iriq

( Ky shkrim nuk paraqet qëndrimet e redaksisë së FOLonline)

COMMENTS