HomeAktuale

Është hapur përsëri procedura për propozimin e kandidatit të këshillave kombëtare të pakicave për REM

(foto N1) Komisioni për Kulturë dhe Informim i Kuvendit të Serbisë ka marrë vendim për të nisur përsëri procedurën për propozimin e kandidatit pë

KRYETARI ARIFI ZHVILLON TAKIM ME MINISTRIN E NDËRTIMIT, TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS
Nga 20 dhjetori PCR test për hyrje në Serbi
Vrasje e rëndë në qendër të Bujanocit

(foto N1)

Komisioni për Kulturë dhe Informim i Kuvendit të Serbisë ka marrë vendim për të nisur përsëri procedurën për propozimin e kandidatit për anëtar të Këshillit të Trupit Rregullator për Mediat Elektronike (REM), me kërkesë të propozuar nga këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.

Ftesa zyrtare do të publikohet në Gazetën Zyrtare, në gazetën “Politika” dhe në faqen zyrtare të Kuvendit.

Komisioni është mbledhur me urgjencë për të hapur këtë procedurë të re, pasi Kuvendi të mërkurën kishte zgjedhur tetë anëtarë të rinj të Këshillit të REM-it, ndërsa asnjëri nga dy kandidatët e propozuar nga këshillat kombëtare të pakicave nuk kishte marrë shumicën e nevojshme të votave.

Çështja e moszgjedhjes së përfaqësuesit të pakicave ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik dhe në mesin e organizatave mediale, duke u cilësuar si një tendencë e pushtetit për të ushtruar kontroll mbi këtë institucion rregullator të mediave elektronike, që në teori duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

COMMENTS