Një tjetër moment krenarie për klubin dhe komunitetin sportiv të Tërnocit! KF Tërnoci ka njoftuar me entuziazëm se dy nga futbollistët e tij të ri

Një tjetër moment krenarie për klubin dhe komunitetin sportiv të Tërnocit! KF Tërnoci ka njoftuar me entuziazëm se dy nga futbollistët e tij të rinj, Leart Veseli dhe Alen Murati, janë ftuar zyrtarisht nga Kombëtarja U15 e Kosovës për të qenë pjesë e ndeshjeve kontrolluese që do të zhvillohen gjatë dy ditëve në vijim.
“Me krenari njoftojmë se KF Ternoci ka marrë një ftesë zyrtare nga Kombëtarja U15 e Kosovës për dy lojtarët tanë, Leart Veseli dhe Alen Murati. Lojtarët tanë do të jenë pjesë e ndeshjeve kontrolluese që do të zhvillohen brenda dy ditëve, një moment i rëndësishëm që flet shumë për rrugën dhe përkushtimin tonë!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kjo ftesë vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i punës së palodhshme dhe përkushtimit të stafit teknik të klubit, si dhe talentit të jashtëzakonshëm të këtyre të rinjve që përfaqësojnë me dinjitet të ardhmen e futbollit shqiptar në Luginë.
“Kjo ftesë është një dëshmi e qartë se puna e palodhshme, përkushtimi i trajnerëve dhe talenti i djemve tanë po japin fryte. Çdo ditë, KF Tërnoci po rritet dhe po e forcon pozitën e vet si një vatër e vërtetë e talenteve të së ardhmes.”
KF Tërnoci uroi që ky moment të jetë një motiv shtesë për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të arrijnë majat e futbollit:
“Le të jetë kjo ndeshje një motiv shtesë për të vazhduar më me përkushtim drejt ëndrrave të mëdha. Sepse kur punohet me zemër, rezultatet nuk mungojnë.”

COMMENTS