HomeSport

Drejtuesit e Lidhjes së Sporteve të Serbisë vizitojnë Bujanocin

Drejtuesit e Lidhjes së Sporteve të Serbisë, kryetari, Davor Shtefenek, dhe sekretari i përgjithshëm, Goran Marinkoviq, kanë qëndruar sot në Bujan

Në rend dite buxheti, raportet e ndërmarrjeve publike…
Fejton:Një tregim serbo-shqiptar: Një faqe e re e historisë (Pjesa 1)
Vendimi për ndërprerjen e punimeve në Preshevë, reagon Memeti

Drejtuesit e Lidhjes së Sporteve të Serbisë, kryetari, Davor Shtefenek, dhe sekretari i përgjithshëm, Goran Marinkoviq, kanë qëndruar sot në Bujanoc.

Gjatë vizitës, ata kanë zhvilluar takime me drejtuesit e klubeve sportive ku janë njoftuar për brengat por edhe për aktivitetet dhe planet e tyre.

Paraprakisht, ata kanë takuar edhe kryetarin e komunës, Nagip Arifin, me të cilin kanë biseduar për bashkëfinansimin e klubeve nga pushteti lokal.

Drejtuesit e LSS-së kanë sjell dhurata për kategoritë e reja të klubeve sportive, ndërsa kanë shfrytëzuar rastin që të bëjnë edhe fotografi me lojtarët.

Davor Shtefenek është mundës i njohur dhe fitues i medaljes olimpike në vitin 2016, kurse Marinkoviq ish-futbollist i cili ka lujatur për klube të ndryshe në vend dhe jashtë tij.

COMMENTS