HomeAktuale

Ditëlindja e Jonuz Musliut, fjalët prekëse të birit të tij, Shqiprimit

Në përvjetorin e 65 të lindjes së ish kryetarit të Këshillit Politik të UÇPMB-së dhe liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliut, d

PLP: Gruaja nga Presheva dyshohet se ka vdekur si pasojë e pakujdesisë mjekësore
Forumi i Gruas së PVD-së në Bujanoc zgjedh organet udhëheqëse
Musliu takon ministren e arsimit të Shqipërisë

Në përvjetorin e 65 të lindjes së ish kryetarit të Këshillit Politik të UÇPMB-së dhe liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliut, djali i tij Shqiprimi me anë të një statusi në Facebook ka përshkruar mungesën e të atit mu në periudhën kur ai do të shijonte pensionimin.

Postimi i Shqiprim Musliut:

Janari, muaji i lindjes tënde. 05 Janar 1959

Në kushte normale sot do të festoje daljen në pension duke u përkujdesur për nipa e mbesa, por rrugën që kishe përzgjedhur të jetoje çdo ditë, përpos që ishte fati yt ishte edhe i popullit tonë, sepse nga veprimet e tua varej fati dhe qenia e popullit tonë.

Edhe pse nuk je më fizikisht mes nesh, unë sot jam shumë krenar për rrugëtimin tënd dhe gjurmët që ke lënë për Kosovën Lindore janë testament i përpjekjes dhe vizionit tënd për të ardhmen tonë.

Lavdi jetës dhe kontributit tënd Jonuz Musliu🫡

COMMENTS