HomePolitikë

Delegacioni nga Lugina përmbyll vizitën në Strazburg

Delegacioni i përfaqësuesve nga Lugina ka përmbyllur agjendën treditore të takimeve në Strazburg të Francës. Lidhur me takimet e ditës së fundi

Koalicioni me ankesë në KRZ
Mustafa: DASH përmend edhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginë
Sinani në takime me drejtuesit e Qeverisë së Kosovës

Delegacioni i përfaqësuesve nga Lugina ka përmbyllur agjendën treditore të takimeve në Strazburg të Francës.

Lidhur me takimet e ditës së fundit ka shkruar këshilltarja e Qeverisë së Kosovës për Luginë, Ardita Sinani.

Postimi i Sinanit:

Sot, në ditën e tretë së bashku me anëtarët e delegacionit, me takimet e rradhës në Strasburg përmbyllëm avokimin për çështjen e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Fillimisht takuam z. Lukas Manske, shefi i Kabinetit të kryetarit të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. David McAllister.

Në takimin e rradhës bashkëbiseduam me znj. Ioulietta Bisouli, kryesuese e komisionit Evropian kundër racizimit dhe intolerancës.

Takim jashtëzakonisht i rëndësishëm, njëherit i fundit në agjendën tonë në Strasburg ishte me zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland.

Z. Wieland njihet si mbështetës i Republikës së Kosovës dhe i pakicës shqiptare në Serbi.

Në të gjitha takimet gjatë agjendës tonë tre ditore shpalosëm temat dhe problematikat me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Pas Senatit, Kongresit, OKB-së tashmë çështja jonë gjendet edhe në agjendën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Pra, në të gjitha instancat më të larta vendimmarrëse euro-atlantike është bërë avokimi konkret për çështjen e shqiptarëve të Luginës.

COMMENTS