HomeNë fokus

Delegacioni nga Lugina përfundon vizitën në SHBA, niset drejt vendlindjes

Delegacioni i përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës ka realizuar sot takimin e fundit gjatë qëndrimit njëjavor në SH.B.A., njofton FOLonline.

APN SHPALL ZGJEDHJET E BRENDSHME NË NIVEL TË DEGËS SË BUJANOCIT
Qazimi: Mosmarrëveshje për ndarjen e 3 milionë eurove të Kosovës në KKSH?
Nagip Arifi pjesëmarrës i festës kombëtare të Gjermanisë

Delegacioni i përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës ka realizuar sot takimin e fundit gjatë qëndrimit njëjavor në SH.B.A., njofton FOLonline.

Në agjendën e delegacionit ka qenë biseda me Zach Grossman, drejtor legjislativ dhe këshilltar për politikë të jashtme i Kongresistit Ritchie Torres, bashkëkryesues i Grupit Kongresional për Çështje Shqiptare.

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka njoftuar se në zyrën e tij në Bronx, NY u mirëpritën edhe nga Drejtoresha e Zyrës Nanette Alvarado.

“Kongresisti Torres së bashku me kolegun e tij Kongresistin Himes, si bashkëkryesues të Grupit Kongresional të Çështjeve Shqiptare, do të angazhohen seriozisht në përkrahje të kauzës sonë të drejtë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e delegacionit janë takuar me të dërguarin e posaçëm të SH.B.A.-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, kongresistë, senatorë, njohës të rrethanave të Ballkanit dhe drejtues të Asociacioneve dhe shoqatave  të njohura shqiptaro-amerikane në këtë shtet.

Vizita është realizuar nga Liga Shqiptaro-Amerikane nën mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Siç merr vesh FOLonline, përfaqësuesit e delegacionit do të kthehen me linjën ajrore New York- Zurich, ndërsa në qytetin helvetik pritet të arrijë rreth drekës.

Më pas nga Zhurichu do të aterojnë në aeroportin e Prishtinës.

COMMENTS