HomeNë fokus

Cili ishte qëllimi i vizitës së diplomatëve në Bujanoc?

Pas takimit të djeshëm në Bujanoc midis kryetarit të komunës, Nagip Arifi, dhe diplomatëve ndërkombëtarë i cili përfundoi pa deklarata për media,

Në Preshevë shënohet Dita Botërore e Refugjatëve
Fejton: Një tregim serbo-shqiptar: Jugosllavia dhe Drama e Kosovës (Pjesa 2)
Edhe shtatë rrugë të asfaltuara në Lluçan dhe dy në Dobrosin

Pas takimit të djeshëm në Bujanoc midis kryetarit të komunës, Nagip Arifi, dhe diplomatëve ndërkombëtarë i cili përfundoi pa deklarata për media, sot me anë të një njoftimi lidhur me qëllimin e bisedave ka dal faqja zyrtare e komunës, në të cilin thuhet:

Një delegacion i zgjeruar i Bashkimit Europian i kryesuar nga Ambasadori i BE-së Shkëlqesia e Tij Emanuele Giaufret, i shoqëruar nga ambasadori i Belgjikës Shkëlqesia e Tij Koen Adam, ambasadorja e Portugalisë Shkëlqesia e Saj Maria Virginia Mendes de Silva Pina, ambasadori i Austrisë Shkëlqesia e Tij Nikolaus Lutteroti, amasadorja e Sllovakisë Shkëlqesia e Saj Monika Podsklanova Suhajdova, sekretari i parë i Ambasadës së Hungarisë z. Zsolt Istvan, znj. Leoneta Pajer dhe znj. Gordana Arackovic nga delegacioni i BE-së, z. Marko Vujacic menaxher i Programit UNOPS dhe znj. Olivera Kostic menaxhere e Programit EU PRO Plus kanë qëndruar në Bujanoc ku fillimisht kanë takuar kryetarin e komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi.

Qëllimi i këtij takimi ishte që ambasadorët të njihen për së afërmi me situatën politike, sociale dhe ekonomike në regjion, si dhe të njihen me aktivitetet dhe programet që janë financuar nga fondet e Bashkimit Europian.

Nikoqiri i këtij takimi, kryetari i komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi para ambasadorëve paraqiti gjendjen faktike në teren, duke u nisur nga problemet e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, mosnjohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Kosovës, mos integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore, mungesa e vullnetit të qeverisë së Serbisë që të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të Bujanocit, si dhe pika tjera të parealizuara nga plani 7 pikësh i aprovuar në vitin 2013.

Gjithashtu, kryetari Arifi elaboroi edhe projektet e realizuara që janë mbështetur financiarisht nga fondet e Bashkimit Europian përmes programeve të ndryshme të saj, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai kërkoi bashkëpunimin edhe të mëtejmë me Bashkimin Europian, tash me programin e ri EU PRO Plus për realizimin e projekteve infrastrukturore.

Nga ana e Delegacionit të BE-së u bë e qartë se ata dëshirojnë të jenë edhe më tej aktiv në regjionin e komunës së Bujanocit, që të kontribuojnë në zhvillimin socio ekonomik të vendit, por gjithashtu edhe të japin mbështetjen e tyre në iniciativat për promovimin e dialogut dhe kontributin për zgjidhjen e problemeve politike.

COMMENTS