Komisioni Republikan Zgjedhor ka çertikuar listën zgjedhore të Lëvizjes së Progresit Demokratik për zgjedhjet e KKSH-së të 13 nëntorit. Lajmin
Komisioni Republikan Zgjedhor ka çertikuar listën zgjedhore të Lëvizjes së Progresit Demokratik për zgjedhjet e KKSH-së të 13 nëntorit.
Lajmin e bëri publik kryetari i këtij subjekti politik, Shqiprim Musliu, përmes një postimi në Facebook:
“Me numrin 3 është çertifikuar lista e LËVIZJES SË PROGRESIT DEMOKRATIK – SHQIPRIM MUSLIU
Lista jonë për Këshillin Kombëtar që i prinë kandidati më i duhur për ta udhëheq Këshillin, Nevzad Lutfiu, bashkë me Gentin, Validen, Zgjimin, Esrën, Almedinën, Arsimin, Magbulën, Linditën dhe Ilirin janë oferta më e mirë që LPD-ja ka ofruar për një KKSh ndryshe.
Secili më profesionist se tjetri, dhe secili prej tyre me kontribut të veçantë për të mirën e përgjithshme.
Kam bindjen e plotë se ky është përfaqësimi më dinjitoz dhe që i duhet KKSh-së, prandaj me 13 nëntor të gjithë të mbështesim këta njerëz të mirë duke rrethuar numrin 3”, ka shkruar Musliu.
COMMENTS