HomeShoqëri

Britania e Madhe prezanton në Bujanoc mundësitë për studime dhe grantet për organizata

Njoftim nga shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, Abelant Zairi Sot patëm nderin të prezantojmë, së bashku me

Fjala e redaktorit: Disa hoxhallarë argatë të djallit
CESID dhe OSBE me sesion informues për zgjedhjet e KKSH-së
Për vikend gati se gjithçka mbyllet

Njoftim nga shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, Abelant Zairi

Sot patëm nderin të prezantojmë, së bashku me Ambasadën Britanike dhe Iniciativat Qytetare, një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë e komunave të Preshevës dhe Bujanocit!

Në fokus të prezantimit ishin Bursat prestigjioze Chevening, që i ofrojnë të rinjve shqiptarë mundësinë për të ndjekur studime të larta në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të zhvilluar karrierën e tyre profesionale. Po ashtu, diskutuam për praktikat në Beograd, të cilat ofrojnë përvojë të vlefshme për zhvillimin e aftësive profesionale dhe përgatitjen për role udhëheqëse në komunitetet tona.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm ishte skema e granteve për organizatat lokale, të cilat mbështesin përfshirjen e të rinjve në projekte që kanë ndikim në komunitet.

Fuqizimi i të rinjve është një prioritet dhe besojmë se këto mundësi do t’i hapin rrugën një të ardhmeje më të ndritur për komunitetet tona. 🙌

COMMENTS