Ish shefi i kabinetit të ish kryetares së Preshevës Ardita Sinani, Driton Bilalli, iu është përgjigjur shefit të kabinetit të kryetarit të tanishë
Ish shefi i kabinetit të ish kryetares së Preshevës Ardita Sinani, Driton Bilalli, iu është përgjigjur shefit të kabinetit të kryetarit të tanishëm Shqiprim Arifi, Visar Memeti, lidhur me postimin e këtij të fundit rreth laptopëve të blerë me paratë e komunës.
Postimi i Bilallit
Visar, shumë klasik je. I parashikueshëm.
Qenke përpjekur me fsheh keqpërdorimet e juaja duke na akuzuar për veprën e njëjtë.
Tre llaptopat kthehen ku e kanë vendin, se janë të Komunës.
Për këtë kam njoftuar kryeshefin e administratës para cirkut tënd propagandues.
E ke letrën zyrtare të bashkëlidhur
Po ti trego ku i keni pajisjet që nuk ia keni kthyer kurrë Komunës.
Ende përdorni për nevojat e APN llaptopët e blerë me paranë publike.
Visar, publikoje listën e pajisjeve që si keni kthyer kurrë. Si pishtar i mbrojtjes së parasë publike
Po e presim.
COMMENTS