HomeAktuale

Arifi takon kryetarët e Gjilanit dhe Kamenicës

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka zhvilluar takime sot me kryetarin e komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe me kryetarin e komunës së Gjilani

Të hënën në Preshevë: Po du me i kthy preshevarët “TEMAS”!
Turneu diplomatik i ministrit Cakaj për Luginën
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Katër ditë, tre incidente (pjesa 24)  

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka zhvilluar takime sot me kryetarin e komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe me kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

“I urova dy kryetarët për postet e tyre në krye të komunave respektive, dhe u zotuam se bashkëpunimi ndërkufitar do të thellohet dhe do të kemi projekte të përbashkëta në lëmi të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e rinisë, arsimit, sportit, kulturës e ekonomisë.

Gjithashtu, shfrytëzova rastin që të takoj edhe ish kryetarët e dy komunave Qëndron Kastrati dhe Lutfi Haziri, dhe t’i falemnderoj për bashkëpunimet e deritanishme”, ka shkruar Arifi në Facebook.

COMMENTS