HomePolitikë

Arifi kërkon nga PD mobilizim të shtuar në prag të zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, i ka bërë thirje sot anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë që drejton që të mobilizohen sa më shumë

MUSTAFA: GRATË E LUGINËS PËRBALLEN ME PAMUNDËSI TË PAMERITUARA
Kjo pesëshe do ta udhëheq Medvegjën deri në zgjedhjet lokale
Nesër, kontratat për subvencione për bujqit e Bujanocit

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, i ka bërë thirje sot anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë që drejton që të mobilizohen sa më shumë në prag të zgjedhjeve të 3 prillit.

Mesazhi i Arifit në Facebook:

Anëtarë dhe simpatizues të PD-së,

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 3 Prillit. Po në këtë ditë, zgjedhjet e parakohshme lokale do të mbahen edhe në komunën e Medvegjës.

Siç jeni tashmë të njoftuar, Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare garon në listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me numër 16, kurse në Medvegjë garojmë me listën “Partia Demokratike – Për Medvegjën” me numër 6.

Ju ftojmë që ditëve në vijim të mobilizohemi sa më shumë që t’i përfaqësojmë shqiptarët sa më mirë në parlamentin republikan duke rrethuar numrin 16, dhe gjithashtu në Medvegjë duke rrethuar numrin 6.

Na prift e mbara!

COMMENTS