HomeAktuale

Arifi: Ata që e vendosën me krenari, lejuan të hiqet kokulur

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka kujtuar me anë të një postimi në Facebook ditën e vendosjes së lapidarit në Preshevë, nën

Shkolla e Mesme „ Sezai Surroi „ me njoftim të rëndësishëm për nxënësit
Ambasadori i OSBE-së qëndroi në Bujanoc
Përse nuk u vendos dje flamuri kombëtar në Tërnoc?

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, ka kujtuar me anë të një postimi në Facebook ditën e vendosjes së lapidarit në Preshevë, nëntë vjet më parë.

Postimi i Arifit

Sot, kujtojmë që u bënë 9 vite nga vendosja e Lapidarit të UÇPMB-së, i cili në përmbajtje të tij kishte të gëdhendur emrat e lavdishëm të luftëtarëve dëshmor, që sot u mungojnë familjarëve e tërë Preshevës, e që i dha lavdi qendrës së qytetit si monument i rëndësishëm i historisë së kësaj cope Lugine!

Fatkeqësisht, lapidari nuk pati fatin të jetë për gjatë në mesin tonë. Ata që e vendosën me krenari, lejuan të hiqet kokëulur dhe në fund e shpërblyen regjimin që e hoqi me një mirënjohje dhe sot gjendemi të gjunjëzuar vetëm duke e kujtuar dhe se emrat e luftëtarëve tanë mbahen vetëm në arkiva dhe në zemrat tona.

COMMENTS