HomeEditorial

Analiza e redaktorit: “Zhvendosja e serbëve të Kosovës në Sanxhak” dhe fati i shqiptarëve të Luginës

(Foto: pas aksionit "Oluja", Kroaci 1995) Politikani serb me prejardhje nga Vojvodina, Nenad Çanak dhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Se

ADSH ka filluar me grumbullimin e nënshkrimeve
Shtrenjtohen rryma dhe cigaret
Përkujtohet dëshmori Artan Abazi

(Foto: pas aksionit “Oluja”, Kroaci 1995)

Politikani serb me prejardhje nga Vojvodina, Nenad Çanak dhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, ditë më parë zhvilluan një takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në opinion kurreshtje të madhe zgjoi përmendja e një “ plani për zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak “, për të cilin, mysafirët e kryeministrit thanë se është i hartuar nga ana e Beogradit zyrtar.

Një dit pas vizitës, ishte Nenad Çanak që në një deklarëtë për media foli më tepër rreth këtij plani, duke shtuar se në Sanxhak vetëm se po ndërtohen objekte për të pranuar serbët, kryesisht nga veriu i Kosovës.

Çanak pati shtuar se kryeministri Kurti me vëmendje të posaçme shfaqi interesimin ndaj këtij plani.

Megjithatë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte demantuar këto pohime të Çanakut dhe Biserkos.

“ Sa të ekzistojë jeta serbët do të qëmdrojnë në Kosovë”, kishte pohuar Vuçiq, duke hedhur poshtë çdo mundësi të ekzistimit të një plani të zhvendosjes së serbëve.

Se diçka po “zihet” rreth serbëve në Kosovë për FOLonline e kanë pohuar edhe disa politikanë tjerë opozitar në Serbi.

“ Duke e parë se e ka humb përgjithmonë Kosovën, do të jetë vet Vuçiq që do t’i bëjë thirrje serbëve ta braktisin atë territor”, kishte thënë njëri ndër politikanët nën kushtet e anonimitetit.

Sipas tij, me këtë Serbia do të tentonte që para Bashkësisë Ndërkombëtare ta paraqiste Kosovën si një projekt të dështuar të një shoqërie multietnike.

Se regjimet në Serbi nuk e kanë hallin e popullit serbë por vetëm të territoreve dëshmojnë ngjarjet e historisë më të re në hapësirat e ish Jugosllavisë në vitet 90’ të shekullit të kaluar.

Në verë të vitit 1995, Kroacia kishte ndërmarrë një ofensivë për çlirimin e territiroreve të cilat nga viti 1991 ishin të okupuara nga ushtria e të ashtuquajturës Republika Srpska Krajina.

Me të filluar aksioni i forcave kroate “Oluja”, kryetari i kësaj republike fantome telefonon në Beograd presidentin Sllobodan Millosheviq me shpresë se ai do të ndihmojë “mbrojtjen “ e Krajinës.

“ President, çfarë të bëjmë tash”?, ishte pyetja e kreut të serbëve të rebeluar Milan Martiq.

“ Vrite veten”, iu ishte përgjigjur shkurt Millosheviqi duke ja mbyllur menjëherë telefonin.

Pa ndonjë rezistencë të theksuar, rebelët e armatosur serbë dorëzojnë Krajinën, qindra prej tyre u dorëzohen forcave kroate, ndërsa rreth 200 mijë banorë, kryesisht me traktorë, zhvendosen në Serbi.

Marrëveshja e Dejtonit e vjeshtës së vitit 1995 i kishte dhënë fund luftës së përgjakshme katër vjeçare në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas marrëveshjes, kryeqyteti Sarajeva i cili gjatë luftës ishte ndarë në dysh midis forcave boshnjake dhe atyre serbe duhej t’i takonte Federatës Muslimano-kroate.

Në pranverë të vitit 1996, qe dashur të bëhej riintegrimi i Sarajevës në Federatë.

Një natë para se të nis zbatimi i planit, njëri nga liderët e serbëve të Bosnjes, Momçillo Kraishnik, i bën thirrje serbëve ta braktisin Sarajevën.

Edhepse të pasulmuar nga askush, rreth 150 mijë serbë braktisin qytetin dhe zhvendosen në territorin e Republika Srpska.

Ata që kanë jetuar atë kohë, i mbajnë mend mirë skenat se si serbët merrnin me vete edhe krerët e pullazeve të shtëpive, prizat elektrike, e madje edhe eshtrat nga varret e të afërmëve të tyre.

Çfarë do të thoshte një Kosovë pa serbë për Luginën?

Shqiptarët e Luginës, me të drejtë, kanë kërkuar të drejta reciproke me serbët në Kosovë.

Por, nëse në Kosovë mbetet një numër i papërfillshëm i serbëve, atëherë çfarë do të ndodhte me shqiptarët e Luginës?

S’do mend se pozita e tyre do të rëndohej edhe më shumë.

Përshkak të kompaktësisë me territoret shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut vështirë se do të mund të ndodhte ndonjë braktisje masive nga popullata vendore.

Vështirë se mund të ndodhte edhe popullimi i këtij rajoni me serbë nga Kosova për shak të arsyeve të shumta e sidomos për shkak se serbët nuk do të donin një bashkëjetesë tjetër me shqiptarët.

Në aspektin politik, Kosova do ta humbte levën karshi faktorit ndërkombëtar për përkujdesjen në Luginë.

Beogradi zyrtar përfundimisht do të mund t’i hiqte nga harta e investimeve Bujanocin dhe Preshevën, përfshirë edhe reduktimet në buxhetet komunale.

Nuk do të ishte larg mendsh që në këto dy komuna të krijoheshin riorganizime territoriale, me mundësi të krijimit të dy komunave të reja me shumicë serbe.

Skena politike shqiptare do të çorientohej plotësisht dhe në modë do të hynin modelet e Sanxhakut dhe Vojvodinës. Kjo do të thotë se politikanë shqiptarë do të garonin përkrahë partive qendrore dhe do të bënin gara se kush do t’ishte më i afërt me ato që zotërojnë pushtetin në Beograd.

Të rinjtë, edhe sot pa perspektivë, do ta humbnin shpresën e fundit, dhe rajoni do të shndërrohej në një shtëpi të madhe pleqësh.

Qyteti i Kninit në Kroaci deri në vitin 1991 banohej me më se 80 përqind nga serbët.

Pas vitit 1995 Qeveria e Kroacisë kishte ndërtuar banesa dhe kryesisht i jepte falas për çiftet e reja.

Por me kalimin e viteve, edhe kroatët nisën ta braktisin zonën.

Sot në Knin shihen vetëm pensionistë dhe aty këtu ndonjë qen endacak apo macë.

Po nëse në këtë pjesë të Ballaknit jetësohen plane për të cilat ka filluar të flitet, çfarë do të ndodhë me Luginën?

COMMENTS