HomeAktuale

Ambasadori i Zvicrës sot në Preshevë

Pas Bujanocit, ambasadori i Zvicrës në Serbi Urs Schmid sot ka qëndruar në Preshevë ku është takuar me kryetarin Shqiprim Arifi. Pas takimit, A

Ministri i Sportit për vizitë në “Sezai Surroi”
Nis imunizimi masiv në Bujanoc
𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚

Pas Bujanocit, ambasadori i Zvicrës në Serbi Urs Schmid sot ka qëndruar në Preshevë ku është takuar me kryetarin Shqiprim Arifi.

Pas takimit, Arifi u shpreh përmes një postimi në Facebook:

🇨🇭Sot, mirëprita në kabinet vizitën e Ambasadorit të Zvicrës në Beograd, z.Urs Schmid me delegacionin e tij.

Gatishmëria për të qenë pranë shqiptarëve në Luginë flet për marrëdhënien e shëndoshë mes shqiptarëve dhe shtetit zviceran.

Shpreha mirënjohje për interesimin në ditë të ndjeshme për Preshevën dhe e njoftova ambasadorin me gjendjen e përgjithshme aktuale të të gjithë sferave që na takojnë!

Për të rritur mundësinë e bashkëpunimit mes investitorëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, sugjerova që Ambasadori të takohet me Asociacionin e Bizneseve Shqiptare në Luginë, në mënyrë që të rrisim investimet në vend, me përkrahjen e Ambasadës së Zvicrës! 🤝🏼

COMMENTS