Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kristofer Hill, do të nis sot vizitën dyditore në Luginë. Diplomati amerikan fillimisht do të qëndrojë në Preshe
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kristofer Hill, do të nis sot vizitën dyditore në Luginë.
Diplomati amerikan fillimisht do të qëndrojë në Preshevë ku do të takohet me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi.
Në agjendën e ambasadorit janë paraparë takime edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, deputetin Shaip Kamberi, kryetarin e KKSH, Nevzad Lutfiu, drejtorin e Trupit Kordinues, Nenad Mitroviq, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Në ditën e dytë të vizitës, ambasadorit Hill do t’i bashkangjitet edhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jaan Bratu.
COMMENTS