HomeAktuale

Alili i PVD-së: (Mos) Marrëveshja për KKSH-në nuk duhet të shërbejë ai adut për zgjedhjet lokale

Pas reagimeve nga radhët e LPD-së lidhur me marrëveshjen për bashkëqeverisje në Këshillin Kombëtar Shqiptar, ka reaguar edhe Alban Alili, zyrtar n

Një studim multidisiplinar mbi Kosovën dhe shqiptarët në kontekst të ndryshimeve gjeopolitike
Lutfiu një vit nën drejtimin e KKSH-së
Aksident fatal në Bujanoc, vdes një person

Pas reagimeve nga radhët e LPD-së lidhur me marrëveshjen për bashkëqeverisje në Këshillin Kombëtar Shqiptar, ka reaguar edhe Alban Alili, zyrtar në KKSH dhe anëtar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD).

Sipas Alilit, LPD-ja në asnjë moment nuk ka qenë kundër bashkëqeverisjes me APN-në në KKSH, por ka kërkuar që bashkëqeverisja me partitë shqiptare të shtrihet edhe në Komunën e Bujanocit.

“Ajo dëshiron që me APN dhe partitë e tjera shqiptare të hyjë në bashkëqeverisje edhe në Komunën e Bujanocit. Pra, të ketë hise edhe në Komunë”, ka shkruar Alili, duke e cilësuar këtë kërkesë në parim si legjitime.

Duke iu referuar deklaratave të bëra pas takimit të sotëm, Alili ka thënë se pretendimet e bazuara në biseda që nuk mund të vërtetohen i shërbejnë ndasisë.

“Përzierja e marrëveshjes për përbashkimin e të gjitha partive politike në KKSh me një marrëveshje tjetër potenciale për Komunën e Bujanocit do ta fuste më pas në pazar secilin institucion. E kjo nuk i konvenon askujt!”, ka theksuar ai.

Alili ka pretenduar gjithashtu se deklaratat kundër përbashkimit në KKSH, që mund të pasojnë gjatë ditëve në vijim, kanë të bëjnë me përgatitjet për zgjedhjet lokale në Bujanoc.

“T’i marrim me radhë gjërat!”, ka porositur Alili, duke kërkuar që deklaratat e tilla të merren me rezervë.

Reagimi i tij vjen pas akuzave të Edmond Isufit nga lista e LPD-së, i cili më herët gjatë ditës kishte akuzuar deputetin Shaip Kamberi për hipokrizi në procesin e negociatave për udhëheqjen e re të KKSH-së.

COMMENTS