HomeShoqëri

Kurti e Vitia takojnë specializantët nga të gjitha trevat shqiptare, edhe ata nga Lugina

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë janë takuar me specializa

Drejtuesit e Lidhjes së Sporteve të Serbisë vizitojnë Bujanocin
Nuk ka marrëveshje për koalicion as në Tiranë, mundësia e fundit që ajo të arrihet nesër në Bujanoc?
Takohet Këshilli për Siguri i Komunës së Bujanocit

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë janë takuar me specializantët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Kurti tha se bashkëpunimi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por domosdoshmëri e kohës dhe obligim i qeverisë.

“Andaj, me këtë qëllim, përkushtimi ynë është i vazhdueshëm dhe sa vjen e do të rritet. Për më tepër buxheti i vitit të ardhshëm përsëri do të jetë edhe buxhet për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Andaj, këtë po e vazhdojmë nga viti në vit dhe po ia shtojmë edhe një milion, krahasuar me vitin aktual pra, nga dy në tre milionë për vitin 2024 dhe kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Në takim u përmend edhe ndarja e mjeteve buxhetore për Mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar për të evokuar në qendrat e mëdha vendimmarrëse, ku janë ndarë 250 mijë euro për t’i pajisur nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me tekste mësimore në gjuhën shqipe.

COMMENTS